U nderua me “Çelësin e Qytetit”, Ish-ambasadori britanik falenderon Veliajn: Kemi hedhur themele të forta

schedule15:49 - 1 Gusht, 2024

schedule 15:49 - 1 Gusht, 2024

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, duke vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer në tre vitet që ai shërbeu në vendin tonë.

“Nuk gjej fjalë për t’ju falenderuar për gjithë bashkëpunimin tuaj në këto tre vite dhe për të gjitha themelet që kemi shtruar gjatë këtyre viteve.

Miqtë e mi këtu do të mbeten”, tha ish-ambasadori Alastair King-Smith.