Rusia është ftuar të garojë në Kampionatin e Shoqatës së Futbollit të Azisë Qendrore (CAFA) në qershor, mes spekulimeve për një kalim në konfederatën aziatike (AFC) pasi vendi kërkon një rikthim në garat ndërkombëtare.
Ekipet ruse janë pezulluar nga garat evropiane dhe FIFA që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.
Federata e Futbollit të Taxhikistanit (TFF) tha se Rusia ishte ftuar në turneun inagurues të CAFA-s për meshkuj të planifikuar për 9-21 qershor së bashku me gjashtë vendet anëtare të CAFA-s dhe një vend tjetër që ende nuk është konfirmuar. CAFA është pjesë e AFC-së dhe është formuar në vitin 2014. Ai përfshin federatat kombëtare të Afganistanit, Iranit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
TFF tha se Rusia e kishte pranuar ftesën, por Federata Ruse e Futbollit (RFU) i tha agjencisë së lajmeve “Tass” se po diskutohej mundësia dhe kushtet e pjesmarrjes së ekipit.
AFC dhe CAFA nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Garat rajonale, të tilla si Copa America, shpesh ftojnë vende mysafire jashtë federatës në turne. Skuadra ruse e femarave U-17 do të marrë pjesë në Kampionatin e Federatës së Futbollit të Azisë Jugore nga 20-28 marsi.
Kalimi nga UEFA në konfederatën prej 47 vendesh të Azisë ishte shpallur nga presidenti i RFU, Alexander Dyukov, si një opsion i mundshëm për të lejuar ekipet kombëtare dhe klubet ruse të vazhdojnë konkurrencën ndërkombëtare.
Skuadra e meshkujve luajti tre miqësore vitin e kaluar, kundër Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit. Ata janë planifikuar të përballen me Iranin dhe Irakun këtë muaj. Shumica e federatave ndërkombëtare sportive kanë përjashtuar atletët nga Rusia dhe Bjellorusia që nga pushimi i Ukrainës, por disa kanë filluar t’i lejojnë ata të kthehen në garë./ h.ll/abcnews.al