Polumbarët e RENEA-s prej disa orësh vijojnë kërkimet në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, ku u mbytën 4 shtetas, babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri i tyre.
LEXO EDHE: Tragjedia në Gramsh, gjendet trupi i një prej viktimave: Ja kujt i përket
Pak minuta më parë u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të babait, shtetasit Arben Zogu, 46 vjeç, ndërsa tanimë janë nxjerrë edhe trupat e dy djemve të tij, 19-vjeçarit Ruben dhe 14-vjeçarit Esti Zogu.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të mbetur që i përket nipit të 46 vjeçarit, Melsi Zogu.r.t/abcnews.al