Policia bën të ditur se polumbarët e Reneas gjejnë trupin e pajetë të 55 vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës.
“Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.