Kastrioti mori një trepikësh shumë të rëndësishëm sot, duke fituar me shifrat 1-0 ndaj Laçit. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu, që u shpreh se Laçi i vuri shumë në vështirësi.
“Ishte ndeshje shumë luftuar. Laçi luajti shumë mirë dhe na mbajti në tension. U mbrojtëm mirë dhe bëmë një lëvizje në mesfushë dhe arritëm të rregullojmë pikën e dobët. Terreni ishte i vështirë dhe nuk na la të luanim si dëshironim, por jam i kënaqur.
E kam thënë, jemi skuadër pa fizionominë e duhur dhe jemi në formim e sipër. Pas çdo ndeshje ne përmirësohem. Nuk na ka dhuruar asnjëri pikë, madje kemi humbur. Luftojmë dhe kemi disiplinë taktike. Ne jemi në rrugën e duhur. Kjo vendosje në klasifikim na jep garancinë të jemi në mesin e tabelës.
E kemi nisur ndeshjen me vonesë sepse na u vonuan lojtarët dhe dështuam në miqësore dhe shtyrja na ndihmoi dhe u sistemuam. Në pushimin e pjesës së parë u thashë lojtarëve të mos protestojnë vend e pa vend. Kur bëjnë edhe gjeste nuk është mirë. Jemi skuadër që në çdo ndeshje provojmë maksimumin dhe ndoshta kjo na bën agresiv”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al