“U mashtrova dhe firmosa në letër higjienike! Në Shqipëri të zhvishnin, ndihem grek”

schedule11:19 - 17 Prill, 2021

schedule 11:19 - 17 Prill, 2021

Roland Zajmi, ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, pjesë e Dinamos dhe e Partizanit në Superiore, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Greqi, ku për herë të parë u bë pjesë e Proodeftiki. I mashtruar shkoi në Greqi dhe firmosi një kontratë nga e cila nuk do të fitonte asnjë dhrahmi, por gjithsesi ia doli ta fitonte betejën e tij.

Zajmi është aktivizuar edhe me Atromitos, Kassandra, Apollon Limassol, Agios Dimitros dhe Pierikos, ndërkohë që nuk mund të kishte veshur edhe fanellën e AEK, nëse drejtuesit e Proodeftiki nuk do të kishte kërkuar një shifër të çmendur për kartonin e tij. 47-vjeçari kurrë nuk kishte folur dhe në intervistën e parë ka zbuluar gjithçka, duke nisur nga fakti se pse nuk fliste për mediat.

“Isha një idiot, por vendimi im e kishte një bazë. Më ftuan të flas në studio televizive, por nuk e dija mirë greqishten dhe më vinte turp. Kurrë nuk kam dalë në TV, as kur luaja futboll. Aq më tepër kur e lashë. Nuk ndihem mirë për këtë, por nuk është në tipin tim. Sigurisht djali tim do t’i them të dalë në TV kur të arrijë në nivelin të flasë, madje edhe pas humbjeve”, është shprehur fillimisht Zajmi në rrëfimin e tij të gjatë për Gazzetta.gr”.

 

Ai kujton kalimin e tij në Greqi: “Fillimi ishte i vështirë. Mbaj mend ditën e parë që erdha në Greqi. Isha shumë i ri, nuk kisha qenë kurrë larg familjes. Ishte e vështirë, por unë isha një fëmijë i fortë dhe ia fola. Pastaj në Shqipëri duhet të ishe i ashpër për të mbijetuar, përndryshe ishte e vështirë.  Kur u largova në periudhën 1996-1997, makina të godiste pesë metra tutje në semafor.

Po të të shihnin me rroba të mirë do të t’i merrnin. Shumë herë kam përfunduar pa fanellë, të zhvishnin në rrugë. Atëherë futbolli ishte zhdukur, njerëzit donin vetëm të jetonin. Kur unë u largova u hapën depot ushtarake, njerëzit u armatosën dhe gjërat u përkeqësuan edhe më shumë. Unë nuk e përjetova, prindërit e mi po. I solla direkt në Greqi”.

 

A ndihem grek? Jam pagëzuar si grek. T’ju them të vërtetën nuk do të doja të ndryshoja asgjë në jetën time. Jam personi më me fat. Mund të kem kaluar shumë gjëra, por jam me fat që kam qenë në këtë vend. Kurrë nuk e harroj momentin kur kthehesha nga Qipro dhe shikoja Athinën nga lart. ‘Zot, të lutem bëj që të mos largohen nga ky vend.

Nuk e ndërroj as me Barcelonën’. Nuk erdha të ndryshoja Greqinë, por Greqia më ndryshoi mua. U përshtata me zakonet e këtij vendi. Që ditën e parë u ndjeva grek. Unë nuk ndihem grek, por jam. Jam pagëzuar në vitin 2005 dhe kur thoja fjalët talleshin me mua, sepse nuk i kisha mësuar mirë”, shton Rolandi.

 

Aventura te Proodeftiki? Isha i vetmi i huaj, me 28 grekë. Për shkak të problemeve financiare disa u larguan. Ishte pak e vështirë, por Gaitanos më mbajti në ekip. Kartoni im vonoi dhe unë nuk luajta në dy ndeshjet e para. Kam luajtur për herë të parë kundër Janinës. Po humbnim 1-0 dhe shënova në fund. Ndeshja e parë, goli im i parë. Që në fillim e tregova se jam me ekipin, që nuk heq dorë, që luftoj.

Më pëlqente kjo dhe në një skuadër të tillë këto gjëra duheshin. Njerëzit duhet të më pranon, shokët e skuadrës gjithashtu. Kishte pak racizëm, por mendoj se është normale. Ishte një grup dhe unë ju shkova atyre nga askund. Çdo seancë stërvitore ishte një betejë, kishte shumë përleshje. Gradualisht ata më lanë të qetë, pasi e kuptuan që unë nuk kuptoja”.

 

Problemet financiare? U thashë që nuk luaja më po nuk u pagova. Nuk po stërvitesha. Kisha tre muaj në ekip dhe nuk kisha marrë asnjë dhrahmi. Më çuan në hotel dhe m’i hodhën rrobat në rrugë. Pasi mungova në stërvitje, kur shkova në hotel më thanë se nuk qëndroja dot aty pasi klubi nuk paguante për hotelin. Telefonova prindërit të më gjenin atë që më solli në ekip.

Efthymiou quhej nëse nuk gaboj. Ai kishte gjetur dikë te Partizani dhe mori kartonin tim në dorë. Klubi i pagoi atij 4000,000 dhrahmi. Më kërkoi të firmosja që ishte menaxheri im, që askush tjetër të mos me merrte . Firmosa, ishte një kontratë 5-vjeçare me Proodeftiki pa asnjë përfitim. Ai mori paratë, më dha kartonin blu dhe u zhduk. Nuk e pashë kurrë më atë njeri.

 

Nëna ime telefonoi ata të hotelit dhe qëndrova aty. Stërvitesha veç dhe më pas prindërit më thirrën të kthehesha në Shqipëri, të luajë në një klub të madh. U thasë se nuk kthehesha edhe nëse duhet të bëja ndonjë punë. Nuk doja të quhesha i dështuar. Unë nuk po luaja thjesht se nuk po më jepnin asnjë dhrahmi.

Efthymis Tsalouchidis më riktheu në skuadër. Më tha se do të më bënte një kontratë nga e cila do përfitoja 100,000 dhrahmi për çdo ndeshje. Kontrata ishte një letër higjienike. Ishim ulur atu dhe preu një copë letër dhe vuri firmat tona. Kështu që u ktheva dhe pagesat nuk i merrja në kohë, ndaj shpesh bëja si i dëmtuar. Duhet të mbijetoja në një lloj mënyre.  

 

Zaimi ne nje ndeshje me Shqiperine, kunder Maltes

Në stadium shkoja në këmbë, paratë mbaronin shpejt po të përdorja taksi. Kur panë që nuk dija greqisht më merrnin më shumë para. Gjërat nisën të ndryshonin, pasi në pjesën e dytë të sezonit u paraqitëm mirë dhe ekipi u ngjit. Pasi nisa të luaja shumë probleme mbaruan. Në fillim ishte e vështirë, por pastaj bën që të mos ndihesha më si i huaj. Normalisht bënin shaka, pasi nuk dija greqisht mirë.

Nuk do ndryshoja asgjë nga ato që kanë kaluar, do pranoja t’i përjetoja të gjitha sërish.  Kur erdha në Greqi e dija që do të fitoja 70,000,000 dhrahmi dhe jo se do të firmosja një kontratë me zero para. Gjëja e vetme e mirë që bëri ai që më transferoi ishte se më solli në këtë vend. Do të ishte më mirë nëse do të kisha para, por nuk ka problem edhe kështu.

Kur u ngjitëm në Superliga merrja 200,000 dhrahmi për ndeshje. I merrja nëse luaja. Kam luajtur me ethe, me temperaturë 41, me brinjë të krisur, me ndrydhje kyçi. Nuk tregoja, pasi doja të luaja dhe të paguhesha. Kam pasur shumë dëmtime dhe nuk kam folur.

Nëse nuk luaja nuk i merrja kurrë ato para, edhe pse asnjëherë nuk i mora në kohë. Kur je i ri është ndryshe. Futbollin nuk e nisa si profesion. Babai im luante dhe ai ma futi mikrobin. E doja si lojë, por nuk e shihja si profesion. Kur je i ri do vetëm ta shijosh”.

Oferta e AEK? Më thanë se kishte interesim prej tyre, por Carras nuk kishte raporte të mira me personat në klub. Kërkuan 400,000,000 dhrahmi dhe ata kurrë nuk i jepnin aq. Carras nuk i jepte asnjë lojtar AEK-ut, prej marrëdhënieve që kishte me ta. Me aq para ata merrnin 50 brazilianë. Transferimi nuk u bë. Kisha ëndërruar të ndodhte, por jo. Shënova 11 gola më pas dhe mendova se do transferohesha diku”, rrëfen Roland Zajmi.  /abcnews.al