U qëllua për vdekje nga bashkëshorti, familja e 28-vjeçares hap dyert e mortit

schedule10:07 - 18 Mars, 2021

schedule 10:07 - 18 Mars, 2021

Irvana Medinaj, 28-vjeçarja që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj përcillet sot për në banesën e fundit.

Familja e 28-vjeçares ka hapur dyert e mortit. E reja la dy fëmijë jetimë, ndërsa siç mësoi abcnews.al do të bëhej nënë për herë të tretë.

Lexo edhe: U godit 31 herë me thikë nga bashkëshorti, familjarët: 28 vjeçarja ishte shtatzënë

Familjarët janë të shokuar nga kjo që ka ndodhur. Një i afërm shprehet për mediat se çifti shkonin mirë dhe nuk kishin probleme.

“Lajmin e  kemi marrë në mënyra private edhe nga televizioni. Këto gjëra do shikohen më mbrapa. Kalonin shumë mirë”, shprehet ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në lagjen Sheq i Madh në Fier. Autori pasi qëlloi gruan me thikë dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia. g.v/abcnews.al