Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk janë të martuar ligjërisht, raporton Page Six. Dyshja, të cilët thuhet se u martuan në Las Vegas pas eventit të çmimeve Grammy, mbajtën një ceremoni por nuk kishte asgjë ligjore pasi nuk kanë marrë licencën e martesës.
“Ata patën një ceremoni, por në letër nuk është ende e ligjshme,” ndau një burim. Të dhënat tregojnë gjithashtu se çifti nuk ka aplikuar ose marrë kurrë një certifikatë martese. Marrë shkas nga ky veprim, ndoshta një martesë e vërtetë është afër. TMZ raportoi se ata do të mbajnë një festë që do të bëjë bujë.
Kjo do të jetë martesa e parë e ish-yllit të “Keeping Up With the Kardashian”, ndërsa për Barker do të jetë e treta. Kardashian ndan tre fëmijë me ish partnerin e saj, Scott Disick dhe Barker ndan dy fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.
/abcnews.al