U martuan brenda fabrikës “Azovstal”, vritet çifti i bashkëshortëve nga sulmet ruse, lënë jetime foshnjën disa-muajshe

schedule19:43 - 17 Maj, 2022

schedule 19:43 - 17 Maj, 2022

Vitally dhe Alla Taranov u martuan në fabrikën e çelikut Azostal dhe kishin një djalë vetëm disa muajsh.

Por ata humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse.

Vitally vdiq më 15 prill gjatë një përleshjeje, ndërsa Alla u vra më 8 maj nga një sulm ajror rus duke e lënë foshnjën e tyre jetime

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga zëvendëskomandanti i batalionit Azov, Sviatoslav Palamar, me rastin e Ditës Botërore të Familjes më 15 maj, dhe u rihap në Telegram nga Komuna e Mariupolit, 16 maj 2022.

Palamar tha se kjo “familje e mbrojtësve iu bashkua regjimentit të Azov pothuajse që në fillim. Ata u martuan në Azov. Familja e tyre lindi këtu dhe ata gjithashtu u rritën këtu. Djali i tyre lindi në Mariupol. Ajo punonte si parukiere para luftës. Dy heronj vdiqën, nuk mund të bëja asgjë, unë dhe gjithë komanda po luftojmë 24 orë në ditë. Por shumë të tjerë kanë lindur këtu, shumë familje kanë lindur këtu”, tha zëvendëskomandanti i Azovit.

“Kujtojmë se këta të rinj dhe të bukur tani vdesin për të mbrojtur tokën tonë”, përfundoi ai./abcneës.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!