U martuan 3 muaj më parë, këngëtarja e uron bashkëshortin për ditëlindje me foton gazmore

schedule10:35 - 15 Gusht, 2021

schedule 10:35 - 15 Gusht, 2021

Rreth 3 muaj më parë, Ariana Grande dhe Dalton Gomez kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Prej asaj dite ata janë duke shijuar pafund jetën e tyre të re në krah të njëri-tjetrit.

Së fundmi, Dalton ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte urimi i veçantë nga Ariana.

Aajo shpërndau në rrjetet sociale një foto të papublikuar më herët nga dasma e tyre, gjithashtu një fotografi gazmore nga muaji i tyre i mjaltit.

“Gëzuar ditëlindjen zemrës time, bashkëshortit tim, mikut tim më të ngushtë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos./abcnews.al