U lënduan nga rënia e skelës/ Spitali i Traumës: Njëri prej kalimtarëve në gjendje të rëndë

schedule11:44 - 22 Janar, 2024

schedule 11:44 - 22 Janar, 2024

TIRANË- Shembja e skelës së pallati në Tiranë shkaktoi lëndimin e dy kalimtarëve, përkatësisht Hysen Lavdari dhe Imelda Shkembi në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale  I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!