Interi luajti në “San Siro” ndaj Sampdorias edhe takimin e fundit të Seria A, takim që u mbyll me shifrat 3-0 të zikaltërve.
Në këtë duel, Ivan Perisic u lëndua dhe u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar, teksa të gjithë të pranishmit e duartrokitën, pasi edhe lajmet e fundit për të ardhmen e tij lënë shumë pikëpyetje.
“70,000 njerëz u mblodhën në “San Siro” dhe falënderuan skuadrën për një sezon të jashtëzakonshëm. Ata kënduan nga fillimi deri në fund. Ata kënduan për çdo lojtar, nga Ivan Perisic tek Ionut Radu”, shkruan Corriere dello Sport.“Por zhurma më e madhe erdhi kur Perisic u largua nga fusha me barelë.”
Tifozët e Interit, me një përkrahje kaq të madhe për kroatin e dëmtuar, thanë se donin ta shikonin me fanellën e klubit të tyre edhe sezonin e ardhshëm.Perisicit i skadon kontrata dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë dhe më së shumti përmendet interesimi i rivalit të madh Juventus. /f.a/abcnews.al