U largua pak ditë më parë, Mezani: Mbështeteni skuadrën, nuk i dilet ndryshe

schedule19:08 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 19:08 - 6 Dhjetor, 2020

Gjilani e ka nisur keq sezonin e ri në IPKO Superligën e Kosovës, duke regjistruar humbje të njëpasnjëshme u dëmtuar shumë psikologjikisht në atë humbje dramatike 2-3 në derbin ndaj Dritës.

Pas këtyre zhvillimeve trajneri i skuadrës, Gentian Mezani dha dorëheqjen nga klubi dhe drejtuesit e pranuan atë. Edhe pas ikjes së tij, skuadra nuk është kthyer te fitoret dhe ka hasur me kritikat e shumta të tifozëve.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje ka vendosur të reagojë Mezani. Ish-trajneri i ekipit i kërkon tifozëve ta mbështesin skuadrën sepse vetëm bashkë ata mund të kalojnë vështirësitë.

POSTIMI – “Përshëndetje miq! Po marr shkas të shkruaj në lidhje me kapitullin tim tashmë të mbyllur te Gjilani dhe momentin në të cilin ndodhet skuadra dhe padyshim që ka nevojë për mbështetje më të madhe se asnjëherë më parë.

E vërteta është që unë kam kaluar gati dy vite të mrekullueshme në qytetin e Gjilanit dhe në klubin, i cili drejtohet nga një person i mrekullueshëm si është presidenti Florim Zuka. Megjithëse skuadra kishte punë për të bërë për t’i arritur objektivat dhe për t’i shpërblyer besimin presidentit Zuka, vendosa që të mbyllja kapitullin tim dhe të hapja rrugë drejt një fryme të re, por skuadra ndodhet ende aty dhe ka nevojë për mbështetjejen.

Unë, ende e ndjej dhimbjen dhe konsideroj vetën si pjesë e klubit, pasi që është një ‘dorë’ e imja aty, por futbollistët kanë nevojë për përkrahje, sikurse e keni bërë në të kaluarën, ashtu duhet ta bëni edhe në të tashmën, sepse ata janë ‘heronjtë’ që mund të ju lartësojnë ndjenjat në çfarëdo momenti.

Largimi im mendoja se do të ishte për të mirën e ekipit dhe të vinte një frymë e re.

Të gjithë personat, qofshin tifozët, apo ata që ndodhen pranë klubit duhet t’i mbështesin këta djem dhe të vazhdojnë rrugën së bashku, sepse vetëm të bashkuar mund të arrihet objektivi. Është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë dhe unë e di që një grupim i tifozëve si “Skifterat” mund ta bëjnë këtë gjë.

Ishin këta futbollistë që shkruajtën historinë edicionin e kaluar dhe këtë mund ta bëjnë edhe këtë vit, ndaj duhet vazhduar me besimin dhe mbështetjen ndaj tyre. U dëshiroj shumë suksese, me ju dhe për ju Gentjan Mezani!” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!