U largua nga Tirana, në Kosovë zyrtarizojnë fantazistin e talentuar

schedule22:19 - 20 Qershor, 2022

schedule 22:19 - 20 Qershor, 2022

 

Andri Stafa, mesfushori që Tirana vjet e huazoi te Burreli në Kategorinë e Parë, ka nënshkruar ditën e sotme me Llapin në Kosovë. Klubi nga Podujeva ka dalë me komunikatë.

“Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne! Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa.

Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme.

Mesfushori ofensiv, 20-vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik. Vazhdojmë ANDRI”, njofton Llapi. / abcnews.al