U largua nga Skënderbeu, firmos në Kosovë me Dritën

schedule15:52 - 16 Janar, 2020

schedule 15:52 - 16 Janar, 2020

Skënderbeu e afroi verën e shkuar, por mesfushori Almir Ajzeraj nuk ia doli të tregonte cilësitë e tij. Hapësirat për të ishin të pakta dhe në janar u huazua te Ballkani, për t’u rikthyer sërish te korçarët. As në sezonin e dytë nuk ju besua dhe i riu vendosi të ndërpriste kontratën.

Me marrjen e lejekalimit ai ka shqyrtuar oferta dhe ka pranuar të vazhdojë karrierën në Ipko Superliga e Kosovës. Klubi i tij i ri është Drita, që e ka zyrtarizuar afrimin e tij. “Almir Ajzeraj bashkohet me ne! Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj!

Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona! Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve Kosovare si Flamurtari, Ballkani dhe së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës! Mirë se vjen Almir!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!