U largua nga Siria si refugjat 6 vjet më parë, tani është pronar i një restoranti në qendër të Londrës

schedule07:35 - 23 Shtator, 2021

schedule 07:35 - 23 Shtator, 2021

Shefi i kuzhinës Imad Alarnab ka deklaruar se drejtonte tre restorante të famshme, bashkë me disa bare dhe kafeteri në Damask. Gjatë luftës civile siriane, bizneset e tij u shkatërruan dhe ai u detyrua të largohet nga vendi. Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar më 2015 dhe filloi të kërkonte punë për të mbajtur familjen.

Sipas CCN, deri tani më 2017 Imad në bashkëpunim me projekte bamirësie hapi restorante dhe bare, në këtë mënyrë iu rikthye edhe pasionit të tij për ushqimin.

Megjithatë, ëndrra e tij ishte të hapte një restorant në mes të Londrës dhe e realizoi vetëm pesë muaj më parë.

Pra, në maj 2021, Imad’s Syrian Kitchen hapi dyert, një restorant në qendër të Londrës që servir pjatat më të mira të Alarnabit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!