Është gjetur pa shenja jete i moshuari, i cili u raportua i zhdukur ditën e sotme nga familjarët e tij.
83 vjeçari me iniciale P.P u gjet pa shenja jete në fshatin Kamenicë, Divjakë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
/abcnews.al/