Një 40-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Durrës.
Motra e saj T. M., 47 vjeçe ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës për largimin e saj.
Sipas deklarimit, 40-vjeçarja ka probleme të shëndetit mendor, teksa po punohet për gjetjen e saj.
“Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C”, thuhet në njoftimin e policisë.