Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.
Në dëshminë e tij, Alibej tha se Pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, nuk është ndjerë më i sigurt dhe se vendosi të largohej prej andej, pasi hasi Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas.
Alibej deklaroi se kuptoi se Talo Çela donte ta eleminonte, pasi Dorian Duli dhe Genc Tafili këmbëngulnin ta nxirrin nga shtëpia.
“Pas takimit me Suel Celën në Roterdam, Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas e kam hasur në një berberhane atje. Unë ika, u largova. Ai doli për të na parë. Pasi u larguam vendosëm të kthehemi që ta pyesnim pse ma e bëri. Por kur u kthyem gjetëm vetëm berberin të frikësuar që na tha se di cfarë pati, ai u largia dhe ia kam lënë flokët gjysmë të qethur. Aty dyshimet se e kishim mga vëllezrit Copja mu bën më të.mëdha. atëherë vendosa të largohesha nga Roterdami sepse nuk isja i sigurt. Une u largova nga Holanda dhe doja të takoja Genc Tafilin, sepse ai kishte dicka për tme thënë. Ai erdhi bashlë me Dorian Dulin në shtëpinë time. E pyes cfarë është? Me thotë që Duli ka bërë takim me Talo Celën dhe dy mirditor dhe i ka sjell Kamer Mehja dhe Bert Suli. Sepse Endriti e kishte qëlluar me shpullë. Unë insistova kush ishin Mirditorët. Edhe pse Genci nuk më tja kush ishin, pasi iku Genci i shkruajta Suel Celës, sepse Mehja është njëri i afert i Suelit dhe nëse flisje për Mehjan zere flisje për Suelin dhe po më afrihej prapë pista e Suelit. I kërkova këtij të fundit takim në shtëpinë time. Pranoi fillimisht, por me tha pse të vij aty se janë katunarët, e kishte për Capjat, edhe me tha të shkoja te tregu.
Shkova atje në aksham, te tregu me pret Kamer Mehja, Marjo Çelën, Metin Mehjan dhe ulemi diskutojmë. Doja ti testoja. Ka qenë e nevojshme yë hidhje fishekzjarre kur vdiqën familjarët e mi. Ai me tha që se kam bërë dhe pas kësaj bisede ia thashë hapur. Ai mu betua që skam lidhje. Pasi u sqarova me te, e besova sepse edhe informacioni me erdhi nga dy persoma intrigant Genc Tafili e Dorian Duli.
Në këtë kohë më erdhi një informacion shumë të vlefshëm. Një miku im, Ermal Sinani, që rrinte në Peqin shkon më Fushë Krujë. Aty ai kishte takuar Flobenc Meçjan, të cili e thërrisnin Coli. Ky la e ditur që Ermali ishte miku im, i shpjegon se kishte qenë me Altin Ndocin në burg dhe më kërkoi takim me Dorian Dulin. Në këtë takim kishte qenë Talo Çela, Mikel Kamami, Altin Ndoci. Dhe bisedat e bëra ishin të tilla: thuaji sa lekë do dhe ma e vri Erionin. Ose në të kundërt hiq dorë. Ata gjoja kishin refuzuar, por mua më ka rezultiar ndryshe, pasi Duli dhe Tafili kërkonin të më nxirrnin nga shtëpia dhe këmbëngulnin. Besoj se ata donin të më nxirrnin në pritë.”, theksoi ai./abcnews.al

