“U largova me anije në 1991 bashkë me katër artistë”, rrëfehet Butka: Sa mbërritëm në Itali, kërkuam ngjyra

schedule10:45 - 4 Qershor, 2024

schedule 10:45 - 4 Qershor, 2024

Piktori dhe kineasti, Ilir Butka ka kujtuar në emisionin “Pas Mesnate” se u largua me anije në vitin 1991 drejt Italisë së bashku me katër artistë të tjerë.

Ai zbuloi se sa zbritën nga anija, i treguan se janë piktorë dhe kërkuan ngjyra.

Mirëpo, sipas Butkës, italianëve kjo kërkesë iu duk absurde, pasi kryesore ishte akomodimi dhe problemet e tjera bazike, pastaj dëshirat.

Ne ikëm me anije në atë kohë, të katërt u gjendëm në një anije më 7 mijë njerëz të tjerë, me ëndrra dhe dëshira që nuk korrespondonin ndoshta me këta 7 mijë njerëz të tjerë. Ne shkonim për pikturë, ata shkonin për arsye të tjera. Kur mbërritëm atje dhe i thamë që jemi piktorë na kushtuan rëndësi dhe më shumë. Kërkuam telajo dhe ngjyra që të bënim një pikturë dhe kjo ishte kërkesa e parë.

Ata si vajza dhe djemë ishin shumë më të vegjël se ne në moshë dhe thanë qetësohuni, ju keni gjëra më të rëndësishme për të menduar dhe duhet të zgjidhim këto. Ju duhet të stabilizoheni në radhë të parë dhe pastaj të mendoni për ekspozitat. I dukej shumë agresive si kërkesë, sepse në mes të gjithë këtij halli në mes të 7 mijë njerëzve ju të bëni ekspozitën. Mirëpo, ishte e pamundur për ata që të përshtateshin me këtë ritmin tonë dhe më ka bërë përshtypje se si ne ishin kaq të vegjël përpara atyre, kaq pak racional. Ata mund të ishin 10 vjet më të vegjël se ne dhe ishin të qartë. Në fakt në një farë mënyre, Italia ridimensionoi ato ëndrrat tona dhe qëllimet tona, por nuk mundi përfundimisht t’i zhvishte dhe t’i fuste në atë botën e komoditetit”, u shpreh Butka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!