“U largova e turpëruar”, vrapuesja me shami përjashtohet nga gara

schedule08:00 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 08:00 - 22 Dhjetor, 2019

Noor Alexandria Abukaram, vrapuesja 16 vjeçare që jeton në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, është përjashtuar nga një garë për shkak të shamisë myslimane.

E rritur në periferi të qytetit Tohedo në Ohajo, vrapuesja 16 vjeçare Noor Alexandria Abukaram bën një jetë normale si çdo adoleshente amerikane. Por më 19 tetor, pasi mbaroi një garë vrapi, ajo vërejti diçka të pazakontë.

“Bëra më të mirën time dhe mbarova garën. Shkova të shoh rezultatin por emri im nuk ishte. Shkova të pyes vajzat e ekipit. U thashë se emri im nuk ndodhet në listë dhe ato më thanë se isha përjashtuar. I pyeta përse? Më thanë se shamia është shkaktari. Në atë moment mu thye zemra. Ndihesha e turpëruar. U largova e dëshpëruar”, tha ajo.

Edhe nënës së atletes, përjashtimi iu duk i pakuptimtë.

“Na theu zemrën. Ishte moment i rëndë të shohësh qetësinë e saj, mënyrën se si ajo e tejkaloi këtë. Ajo e do ekipin prandaj e pranoi”, tha
Yolanda Melendez, nëna e sportistes.

Shoqata e e Atletikës për shkollat e mesme në Ohajo, thotë se nxënësit mund të vrapojnë me shami, por atyre u duhet një miratim paraprak.
Abukaram vrapoi për muaj të tërë pa leje me shami në kokë, por këtë herë zyrtarët vendosën të zbatojnë rregullin.
Ekipi i saj ngeli i habitur.

“Mendoj se rregullat duhet të ndryshohen sepse nuk është e drejtë dhe mendoj se kjo nuk duhet përsëritur”, tha Sydney Gfeoo.
Shkolla ka miratuar lejen që Abukaram të vrapojë tashmë me shami, por përjashtimi ia dëmtoi karrierën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!