U la jashtë listave të PD/ Dashnor Sula: Inate të vjetra, Berisha nuk ma fali

schedule21:04 - 26 Mars, 2025

schedule 21:04 - 26 Mars, 2025

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave për zgjedhjet e 11 majit, tha se për shkak të kritikave, Sali Berisha nuk e fali duke mos i dhënë besim.

Gjatë intervistës në “Real Story”, Sula theksoi se ai personalisht ka thënë se PD nuk mund të jetë parti e trashëgimisë familjare.

“Inate të vjetra, Berisha nuk ma fali. Jam i vetmi peron që kam artikuluar që nuk duhet të jetë Berisha për kryeministër, por duhet të jetë një grup përbashkues. Unë nuk i hyj kurë një politikani në familje dhe skam për ta bërë kurrë.  Duke qenë se mediat u morën me Argita Malltezi Berisha, për të qenë pasuse e z Berisha, unë kam qenë i parë dhe kam deklaruara se partia nuk mund të jetë trashëgimi, pa patur një karrierë politike.  Edhe e fundit, që ma ka vënë vulën, qe mos t’ia dëgjojmë emrin e këtij burri se është SKAPIS-t”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!