Portugalia mposhti Maqedoninë e Veriut në ndeshjen “Play-Off” të botërorit, ku dy golat e shënuar nga Bruno Fernandes ishin vendimtarë në këtë takim.
Një kualifikim në “Katar 2022” ishte shumë i rëndësishëm për kombëtaren portugeze, ku pas sfidës trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ishte i kënaqur me triumfin dhe normalisht kualifikimin në Kupën e Botës 2022.
“Nuk pres asgjë nga shorti, pranoj çdo kundërshtar. Kam marrë pjesë në gjashtë faza finale që kur jam trajner. Kemi një ëndërr për të përmbushur, kjo skuadër tashmë ka arritur t’i japë Portugalisë dy tituj , një Europian dhe Ligën e Kombeve. Tani besojmë se është e mundur të rikthehet gëzimi te 11 milionë njerëz”, tha Santos. /f.a/abcnews.al