U kthye vonë në shtëpi, babai vret të bijën

schedule15:01 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:01 - 19 Qershor, 2020

Babai ka qëlluar për vdekje vajzën e tij në Iran, një tjetër vrasje për nder, që trondit vendin.

Ai ndërmori aktin ekstrem pasi e bija sipas tij u kthye vonë në shtëpi.

Reyhaneh Ameri është viktima e cila sipas Daily Mail u qëllua me shufër hekuri nga i ati i saj.  Ameri u dërgua në spital me plagë të rënda, por  ndërroi jetë.

Pak ditë më parë 19 vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj, kurse një 13 vjeçare, Romina Ashrafi u vra  nga babai i saj.

Reyhaneh besohet të ketë mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, gjë që ka acaruar babanë e saj.

Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti. Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!