Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision me këngën që mban titullin “Karma”. Ajo pritet të ngjitet në skenë me datë 20 maj, natën e dytë të spektaklit. Për “E diell”, Anxhela dha detaje për performancën duke u shprehur se është fokusuar shumë tek ky detaj dhe tek veshja që po punohet prej dy muajsh.
Ndër të tjera, ajo u ndal dhe tek intervista e dhënë pak javë më parë, e cila u komentua gjerë e gjatë në media, kur ajo po fliste në gjuhën angleze. “Nuk po më vinte fjala, megjithatë nuk ishte për t’u bërë aq e madhe sepse nuk e kam parë vetëm tek unë por dhe tek këngëtaret e tjera që kanë shkuar para meje.
Ne nuk shkojmë në Eurovision për të konkurruar për gjuhët e huaja, shkojmë për të kënduar. Mendoj se të gjitha këngëtaret që kanë shkuar kanë kënduar shumë mirë kështu që kjo është ajo që na intereson më shumë.”, tha ajo.
/abcnews.al