U kritikua për peshën, reagon Fifi: Keni bullizuar pa fund, pa menduar se po lëndoni

schedule16:28 - 20 Gusht, 2020

schedule 16:28 - 20 Gusht, 2020

Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas rënies drastike në peshë. Tashmë, këngëtarja ka arritur peshën e dëshiruar dhe me një postim që ka bërë së fundmi në rrjete sociale, ka zbuluar se si e arriti këtë. Fifi ka treguar se ndërhyrjet me balon gastrik dhe liposuction qenë të pasuksesshme për të, por ka arritur rezultatin e dëshiruar me dietë ushqimore.

Ndërkaq, këngëtarja e hitit “Marova” ka reaguar ashpër edhe ndaj kritikëve”, që shpesh e kanë bullizuar, teksa thotë se nuk i ka pasur asnjëherë kompleks “tulet” e saj, ndërsa shton se “vjen një kohë që duhet me u kujdesur për shëndetin fizik dhe mendor”.

“Keni bullizu pafund pa pikën e problemit, pa kurrëfarë konsiderate dhe pa mendu se ndoshta e lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam patur kurrë trupin tim, i kam dashuruar tulet e mia, por vjen një kohë që duhet të kujdesesh për shëndetin fizik dhe mendor.”, shkruan Fifi ndër të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!