Eric Dier, mesfushori i Tottenham, u konfrontua me një tifoz që ofendoi vëllain e tij në tribunë, para se futbolli të ndërpritej për shkak të pandemisë Koronavirus. Dier nuk ngurroi dhe u ngjit në tribunë për të mbrojtur vëllain e tij.
Dënim asokohe, nuk pati, por FA ka vendosur sot dënimin për mesfushorin anglez. Dier është gjobitur me 40 mijë sterlina dhe nuk do të jetë i gatshëm për 4 ndeshje për trajnerin Jose Mourinho.
Ky pezullim i Dier vjen në një moment shumë kritik të sezonit, pasi Tottenhamit i duhen pikë dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë kalendar të ngjeshur. Tjera problem për Mourinhon, pas sherrit mes Lloris dhe Son./abcnews.al
BREAKING: Eric Dier has been given a four-match ban and fined £40,000 for climbing into the stands to confront a fan following Tottenham’s FA Cup exit to Norwich.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 8, 2020