U konfrontua fizikisht me gjyqtarin, ja çfarë dënimi rrezikon Martins

schedule10:56 - 4 Shkurt, 2020

schedule 10:56 - 4 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Monacos, Gelson Martins, u ndëshkua me karton të kuq në takimin kundër Nimes, takim të cilin klubi i Principatës e humbi me rezultatin 3-1. Ishte Bakayoko ai që u ndëshkua me karton të kuq dhe 2 minuta më pas, edhe Martins u largua nga fusha e lojës.

Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq të menjëhershëm sulmuesit portugez, i cili dyshohet se e ka ofenduar. Për më tepër, Martins u tradhtua totalisht nga nervat e tij dhe e shtyu kryesorin edhe me duar.

Federata Franceze e Futbollit pritet të japë një dënim të ashpër për sulmuesin e Monacos, i cili rrezikon minimalisht dënimin me 8 ndeshje. Por siç raportojnë mediet franceze, Martins do të marrë një dënim 10-12 ndeshje, një mungesë e madhe për Monacon, që po bën një tjetër sezon për t’u harruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!