“Shqiponjave” u priten “krahët”/ Tre policë nën hetim, dhunuan një drejtues mjeti

schedule10:16 - 13 Qershor, 2025

schedule 10:16 - 13 Qershor, 2025

Efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë 3 efektivët e forcave të posaçme shqiponja, që janë pezulluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Ndaj tre efektivëve rëndon vepra penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim” në lidhje me një rast të ndodhur në 8 maj në tiranë.

Burime për abc neës sqaruan se drejtuesi mjetit është ndaluar rreth orës 19:30 nga 3 efëkivët Efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto j dhe kanë tentuar të ushtrojnë një kontrooll në mjet, pa dhënë arsye në lidhje me ndalimin apo kontrollin.

Drejtuesi mjetit ka kërkuar sqarim nga efektivët, por biseda ka qenë e tensionuar dhe efektivët e shigjetave kanë marrë drejtuesin e mjetit për ta shoqëruar në Polici,

Më tej dyëshohet se pas debatit efektivët gjatë rrugës për ta shoqëruar e kanë dhunuar drejtuesin e mjetit dhe për pasojë ky I fundit është dërguar për mjekim në spitaliun e traumës.

Pasi gjendja e tij është përmirësuar qytetari është drejtuar pranë agjencisë së mbukqyrjes policore dhe ka kryer një denoncim në lidhije me sjelljen dhe dhunën që kanë ushtruar 3 efektivët e shqiponjave ndaj tij.

AMP menjëherë ka nisur hetimet dhe në bazë të verifikimeve ka përgatiru materialet të cilat I janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,

E cila ka venmdosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre efektivët,

AMP thotë se çështja është referuar në prokurori dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë në bazë të provave për fatin e 3 policëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!