Pekini ka urdhëruar që rrugët, ndërtesat dhe hapësirat e hapura të dezinfektohen në qytetin kinez të Xian-it.
Vendi ka përditësuar ditën e sotme rregullat anti-covid në nivelin më strikt. Shifrat e regjistruara në Xian, 150 të dielën dhe 155 një ditë më parë, vijojnë të mbeten të ulëta krahasuar me vatra të tjera jashtë vendit, por Pekini ka vendosur menjëherë masa strikte.
Ndërkohë, banorët janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye jetike. Kufizimet u ashpërsuan të hënën pasi zyrtarët komunistë vendosën ndalim qarkullimi dhe kushdo që kapet pas timonit rrezikon deri në 10 ditë burg.
Megjithëse asnjë rast i variantit të ri Omicron nuk është zbuluar ende në Xian, Partia Komuniste, sipas raportimeve, po qëndron vigjilente pasi çdo vatër e re koronavirusi mund të kërcënojë Lojërat Olimpike Dimërore që Pekini pret në shkurt. /abcnews.al/