U konfirmua në Greqi, a ka ardhur varianti i ri i koronavirusit në Shqipëri? Flet Eugena Tomini

schedule22:13 - 4 Janar, 2021

schedule 22:13 - 4 Janar, 2021

Shqipëria i pezulloi fluturimet me Britaninë, pasi u zbulua varianti i ri i koronavirusit. Por a ka ardhur në Shqipëri varianti i ri i COVID-19? Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” u shpreh se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast.

Deri tani nuk është dedektuar asnjë monstër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, monstra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë referencë” tha ajo.

Varianti i ri i koronavirusit është më infektues. Dy ditë më parë u zbuluan 6 raste në Greqi. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!