N’Golo Kante mund të ketë përjetuar një moment tmerri në mars të vitit 2017, edhe pse vetë mesfushori i Chelsea ka mohuar gjithçka. Një sajt francez investigimesh, Mediapart, e ka raportuar një lajm të mirë. Thuhet, se para transferimit nga Leichester te Chelsea ka pasur mosmarrëveshje të mëdha mes këshilltarëve të tij.
Për këtë Mediapart thekson se ka edhe një regjistrim, ku menaxheri i Kante pranon se është kërcënuar. Në lajm thuhet se në mars të vitit 2017 është zhvilluar një takim dhe mesfushori ka marrë një mesazh të qartë: “Hiqe Abdelkarim Douis, ose do e vrasim”.
E gjithë përplasja është bërë për një komision që kapte shifrën e 4.8 milionë eurove. Mediapart zbardh edhe fjalët e këshilltarit të tij, Rachid Saadna: “Ndoshta vëllai im kishte një armë, por ai erdhi me zgjuarsi dhe jo të ushtrojë dhunë ndaj një më të vogli. Ai i dha atij zgjidhjen”.
Sa i takon zgjidhjes, thuhet se Houari Saadna i është drejtuar me këto fjalë kampionit të botës: “Unë ju jap juve zgjedhjen: punoni me avokat dhe lëreni tjetrin. Më dëgjo, nuk po tallem. Ose ti zgjedhe problemin, ose unë e vras Karim Douis”.
Përmes avokatit të tij, Kante ka bërë këtë reagim: “Mendoj se pyetja juaj është tendencioze. Jam futbollist profesionist, nuk jetoj në një botë bandash. Mund të më merrni si një person të papjekur, por ta dini që jam person i përgjegjshëm dhe i bëj zgjidhjet e mia i lirë dhe më ndërgjegje të plotë”.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët kur Kante rinovoi, në vitin 2018. Rachid Saadna ka marrë një pjesë të komisionit nga Abdelkarim Douis. Asnjë prej menaxherëve nuk ka pranuar të flasë mbi ngjarjen e ndodhur më parë. /abcnews.al