Shefja e reviztës “Charlie Hebdo” është larguar nga shtëpia për shkak të kërcënimeve ndaj rojeve të saj të sigurisë, raportojnë mediat franceze. Marika Bret tha që rojet e saj, të cilët e kanë mbrojtur atë për pothuajse pesë vjet, morën kërcënime në 14 shtator.
Bret u shpreh se “Kisha 10 minuta kohë për të lënë shtëpinë time, 10 minuta për të hequr dorë nga një pjesë e ekzistencës sime. Unë nuk do të kthehem në shtëpi.”
Ajo shtoi se kërcënimet nisën me fillimin e gjyqit dhe ripublikimin e karikaturave të Profetit Muhamed.
“Që nga fillimi i gjyqit dhe me ripublikimin e karikaturave, ne kemi marrë të gjitha llojet e kërcënimeve, përfshirë nga al-Kaeda” tha ajo. Revista ishte shënjestra e një sulmi terrorist në janar 2015, në të cilin u vranë 12 persona, pasi publikuan karikaturat e Profetit Muhamed./ db/Abcnews.al