Është arrestuar 20-vjeçari i njohur në rrjetet sociale, Dijonis Biba. Ai raportohet se është kapur me shtëpi bari bashkë me mikut e tij 24-vjeçarin Ervin Deliaj. Dy të rinjtë janë kapur në Wren Street në Hillfields.
Sipas mediave angleze, policia ka shkatërruar 4 shtëpi bari në rrugët e Coventry, ndërsa disa persona janë mbajtur nën vëzhgim lidhur me këtë aksion.
Dy të rinjtë shqiptar të cilët u kapën në dy prej pronave janë burgosur me nga 15 muaj nga një gjykatës në Warwick Crown Court.
Prokurori Justin Jarmola tha se në orën 8.30 të mëngjesit të 7 janarit policia ekzekutoi urdhër kërkimi në shtëpitë në Rrugën e Trumcakut.
“Dyshohej saktë se kanabisi po kultivohej në këto adresa,” tha ai.
Në shtëpinë ku u arrestua Delija kishte 210 bimë kanabis që rriteshin në gjashtë dhoma të ndara, po ashtu u kapën 165 bimë që kultivoheshin në shtëpinë ku u gjet Biba.
Prokurori tha se vlera e bimëve narkotike do të shkonte në 300 mijë paundë. Matësit e energjisë elektrike ishin anashkaluar ndërsa në brendësi të shtëpive të barit ishin instaluar edhe kamera sigurie.
Të dy të rinjtë, kanë pranuar akuzat ndërsa kanë thënë se ishin përfshirë për të shlyer borxhet.
Kujtojmë se Biba prej disa kohësh ka jetuar edhe në Francë. Ai njihet ndryshe edhe si reper për shkak të disa projekteve të tij të publikuara në Youtube. Ndërkohë për mediat angleze Biba nuk është i panjohur, për shkak se Daily Mail pak kohë më parë i kushtoi një artikull, ku ai fliste se si shqiptarët mund të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe. e.l/abcnews.al/