U kapën me shkelje të masave anti-covid, ISHSH gjobit dy pishina, pezullon një subjekt

schedule18:37 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:37 - 2 Korrik, 2020

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur dy pishina që janë gjetur me shkelje, ndërsa ka marrë vendimin për pezullimin e një aktiviteti.

ISHSH njofton se janë realizuar 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

Janë vendosur:

2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje;

1 vendim për pezullim të aktiviteti;

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri tjetri, bani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!