Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për dy personat që u ndaluan me mina me telekomandë.
Mësohet se dy të pandehurit, Artur Popa dhe Valtor Çala nuk kanë folur gjate seancës gjyqësore. Trupi gjykues e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre duke i lënë në qeli të dy.
Këta të fundit u arrestuan gjatë operacionit “Goes on” në Lezhë, ku u sekuestruan mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al