U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit

schedule12:46 - 5 Qershor, 2021

schedule 12:46 - 5 Qershor, 2021

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest në burg” për tre të arrestuarit Ilir Alliu, Edmond Bardhi dhe Bledar Çakallin, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nga policia pasi shisnin mina me telekomandë. Operacioni i koduar “Muzeu” u finalizua në lagjen nr.9 në Durrës.

Lexo edhe: 3 mijë euro copa, arrestohen 3 persona që shisnin mina me telekomandë në Durrës

Të tre të arrestuarit u kapën ndërsa ishin duke udhëtuar në një automjet tip “Volvo”, i cili drejtohej nga 47-vjeçari Ilir Alliu, ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerë.

Sakaq gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Sipas hetimeve paraprake rezultoi se personat e vënë në pranga do t’i shisnin minat në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!