U kapën me kanabis në Igumenicë, zbardhen emrat e 3 shqiptarëve të arrestuar

schedule16:42 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:42 - 19 Tetor, 2020

Policia greke zbardh emrat e shtetasve shqiptarë të arrestuar në Igumenicë me 31 kg marijuanë teksa kalonin kufirin greko-shqiptar me çanta me droge.

Mësohet se të arrestuarit janë Alket Hamitaj, 31-vjeç nga Saranda, me precedente të mëparshëm penale në Sarandë, Roland Shahi, 30-vjec dhe Antonio Debrovo, 24-vjec, të dy nga Elbasani.

Tre shqiptarët  u kapën pasi kanë udhëtuar rreth 5 orë me këmbë nga kufiri shqiptar duke transportuar lëndën narkotike me peshë totale 31.7 kg

Bëhet e ditur se tre të arrestuarit janë thjesht transportues të drogës në mal, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin persona të tjerë. /abcnews.al