Dy të rinj janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Njoftohet se në pranga është vënë D. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu, është arrestuar edhe 18-vjeçari S. K., banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. s.b/abcnews.al/