Katër persona në Tepelenë janë proceduar penalisht pasi u kapën duke ndërtuar pa leje. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet.
Po ashtu, penalisht u proceduan edhe punëtorët E. B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/