Në 24 orë janë gjobitur 619 qytetarë që janë kapur nga policia pa maskë.
Si rezultat i kontrolleve, njoftohet se në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 619 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në polici në të gjithë vendin, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. s.b/abcnews.al/