U kap rob nga rusët, vdes në burg britaniku

schedule12:50 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:50 - 15 Korrik, 2022

Britaniku Paul Urey, i cili u kap rob nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, ka vdekur në paraburgim, sipas raporteve, shkruan BBC.

Familja e 45-vjeçarit u kontaktua nga Ministria e Jashtme Britanike, sipas Presidium NetWwork, një grup humanitar që ka ndihmuar të afërmit e tij. Nëna e tij është ende në shok,  tha grupi.

Urey vuante nga një sërë sëmundjesh kronike.

“Nga ana jonë, pavarësisht nga ashpërsia e krimit të supozuar, Paul Urey-t iu ofrua ndihma e duhur mjekësore”, thuhet në deklaratë. “Megjithatë, duke pasur parasysh diagnozat dhe stresin, ai ndërroi jetë më 10 korrik”.

“Ne kërkojmë urgjentisht sqarime nga qeveria ruse mbi raportet e mediave se një punonjës britanik i ndihmave ka vdekur në Ukrainë”, tha një zëdhënës i Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Urey u arrestua në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) në prill dhe u akuzua si mercenar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!