U kap në Korçë duke transportuar 15 emigrantë, arrestohet 39-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

schedule17:29 - 11 Tetor, 2020

schedule 17:29 - 11 Tetor, 2020

Një 39-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Njoftohet se M. Sh., u kap nga policia në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip “Kama” 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy qytetarë të tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit.

Për pasojë, u shpallën në kërkim M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!