U kap në Greqi, kush është Leart Haxhiu

schedule14:34 - 23 Maj, 2023

schedule 14:34 - 23 Maj, 2023

Këtë të martë në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve tona me policinë greke është bërë i munduar arrestimi i Leart Haxhiut 31 vjeç i cili është i dënuar për vrasje nga gjykata e Lushnjes.

Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryeso kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

LEXO EDHE:I dënuar për vrasje, kapet në Janinë Laert Haxhiu

Ndërkohë Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Ndërkaq pas arrestimit të tij në Janinë, pritet edhe ekstradimi drejt vendi tonë./abcnews.al