U kap me pushkë dhe fishekë luftarakë, arrestohet 57-vjeçari në Dibër

schedule09:06 - 1 Mars, 2022

schedule 09:06 - 1 Mars, 2022

Një 57-vjeçar me iniciale L.K. është arrestuar nga policia e Dibrës. Sipas bluve, gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Mbante armë zjarri pa leje në banesë,  vihet në pranga 57-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet  e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë,  shërbimet e Komisaritit të Policisë Dibër,  organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. K., banues në fshatin Muhurr, Dibër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.

Në përfundim të  veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 57 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër,  për veprime të mëtejshme procedurale

/abcnews.al