Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e dispononte sipas rregullave ligjore armën që kishte me vete.
Ai është ndaluar nga forcat “Shqiponja” gjatë momenteve që sapo e kishte marrë armën pistoletë tip “Glock” pranë kompanisë security “SAFE”, ku ishte i punësuar dhe më pas do të shkonte të shoqëronte personin VIP që kishte nën ruajtje dhe mbikëqyrje.
Sipas ligjit, në momentin që përfundon orarin e punës arma duhet të dorëzohet në vendin ku punon. Pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë, pistoleta është dorëzuar pranë kompanisë.
Njoftimi:
Sqarim i DVP Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se:
Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.
Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.r.t/abcnews.al