Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kap me dy kallashnikovë për grupet kriminale/ Ardit Doçi i arrestuar më parë për drogë e armë

schedule15:19 - 27 Gusht, 2025

schedule 15:19 - 27 Gusht, 2025

I arrestuari Ardit Doçi, nga Burreli, i cili dyshohet se do i shiste dy kallashnikovë në Tiranë, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i arrestuar më herët për drogë dhe armë.

Në dëshminë e shkurtër që ai ka dhënë para grupit hetimor nuk ka pranuar të tregojë se kujt do ja shiste armët, por vetëm ka përmendur se do I dorëzonte në zonën e Freskut.

Sipas ekspertëve armët nëse do të shiteshin do të kishin një çmim rreth 500 euro secila, për shkak se ishin kallashnikovë të modelit të vjetër. Gjatë aksionit u sekuestruan si prova materiale pas kontrollit të makinës, 2 armët e zjarrit, 4 krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!