U kap me armë pranë PS-së, prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

schedule15:40 - 25 Janar, 2021

schedule 15:40 - 25 Janar, 2021

Lëvizja me një armë zjarri pa leje me vete pranë selisë së Partisë Socialiste mund t’i kushtojë një dënimi me 5 vite burg, Vladimir Gjutës.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Prokuroria e Tiranës, e cila ka dhënë sot pretencën kërkoi këtë masë dënimi për të, në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.

Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, të cilët shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë së partisë. g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!