Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtaren Fjolla Morina.
Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete. Po ashtu, Gjykata Kukës vendosi “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve, për dy personat e tjerë.
Ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Por ditën e sotme organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, për faktin se pretendohej që këngëtarja ishte shtatzënë.
Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy personat e tjerë që u lanë në burg.
Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. s.b/abcnews.al/