“M’u ngrit kurth”/ U kap me mina në makinë, Petrit Ndoji mbetet në burg. Mohon akuzat

schedule11:51 - 15 Shtator, 2023

schedule 11:51 - 15 Shtator, 2023

Petrit Ndoji, i cili u kap me 4 mina ne makine pak dite me pare ne Vlore do te mbetet pas hekurave deri ne perfundim te hetimve.

Ndaj 51 vjeçarit u vendos te premten masa e sigurist “arrest ne burg”.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Vlorës Ndoji ka heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me lëndën ekspolzive që mbante me vete.

Pas dhëniës së vendimit, avokati ngriti pretendime se Petrit Ndojit i kishin ngritur kurth.

Sipas tij, 51 vjeçari është agjent imobiliar dhe ishte duke udhëtuar drejt Ksamilit për të takuar një klient.

LEXO EDHE: Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë/ Sekuestrohen 4 mina me eksploziv C4, në kroskotin e një automjeti

51 vjeçari banues në Lezhë u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë ditën e mërkurë.

Lënda eksplozive e pajisur me aparat celular dhe me kapsolla detonator e programuar për shpërthim në distancë u gjet fshehur ne kroskotin e makines qe levizte Ndoji pas nje kontrolli te imtesishem qe ushtruan efektivet.

Policia ka dyshime se minat do të përdoreshin në një ngjarje kriminale.

Ende nuk dihet nëse 51 vjeçari banues në Lezhë kishte shkuar në Vlorë për ta kryer vetë ngjarjen apo minat që kishte fshehur në makinë ishin porosi per persona te tjere.

Ndaj Petrit Ndojit janë ngritura akuzat “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!